Shërbimet tona
PROFIX
BETON Contact
Është ngjyrë bazë që përdoret në sipërfaqe nga betoni, asbest-çimento, dhe shërben si lidhës në mes të murit dhe materialeve sikurse llaqi, fasada, etj. E forcon sipërfaqen duke depërtuar në thellësi dhe përdoret për mure të brendshme dhe të jashtme.
FASADEC
Është ngjyrë decorative me kualitetit të lartë. Përdoret për dekorimin e fasadave të jashtme. Është prodhuar nga lidhësat, pigmented dhe aditivët specialë. Rezistent në kushte ekstreme atmosferike. Ka depërtueshmëri minimale të ujit, frymon lirshëm, është ekologjik. Sipërfaqja që lyhet duhet të jetë e thatë, e pastër nga pluhuri dhe yndyrërat. Paraprakisht duhet të përdoret Grund Baza PROFIX dhe pastaj Fasadec të aplikohet në dy shtresa.
ABRIB
Është bazë speciale për sipërfaqe të përbëra dhe të mbuluara nga lyerja fillestare e sipërfaqeve rezistente në minerale, sipërfaqe të lëmuara prej betoni, pllaka gipsi dhe sipërfaqe të vjetëruara. Sipërfaqja: duhet të jetë e forte, e paster dhe rezistente. Sipërfaqet e lyera me ngjyrë që lahet dhe ato gëlqerore duhet më pare të lahen dhe të pastrohen me brushë. Sipërfaqet thithëse duhet paraprakisht të trajtohen me bazë për sipërfaqe thithëse.
POLICOLOR
Është ngjyrë dispenzive e kualitetit të lartë. Shërben për dekorimin e mureve të brendshme. Është i përshtatshëm për nyansim dhe shumë i lehtë për aplikim. Rezistent në fërkim me leckë të lagur. Sipërfaqja që ngjyroset paraprakisht duhet të jetë e pastër nga pluhuri dhe yndyrërat. Lyhet me rul, brushë ose pistoletë.
GRUND Bazë
Është bazë speciale për sipërfaqe të përbëra dhe të mbuluara nga lyerja fillestare e sipërfaqeve rezistente në minerale, sipërfaqe të lëmuara prej betoni, pllaka gipsi dhe sipërfaqe të vjetëruara. Sipërfaqja: duhet të jetë e forte, e paster dhe rezistente. Sipërfaqet e lyera me ngjyrë që lahet dhe ato gëlqerore duhet më pare të lahen dhe të pastrohen me brushë. Sipërfaqet thithëse duhet paraprakisht të trajtohen me bazë për sipërfaqe thithëse.
10
Llaç në bazë të çimentos. Profix 10 është llaç me bazë të gëlqeres, çimentos dhe aditiveve për aplikim me makinë dhe me dorë. Përdoret si llaç themelor për llaçet përfundimtare me përbërje minerale, sintetike, llaçeve strukturale, abribeve dhe llaçeve për lëmim. Vendoset në muret e jashtme dhe të brendshme prej tjegullave, betonit, siporeksit, elementeve të betonit, tavane, fasada, etj.
Masë Rrafshuese 50
Është një masë rrafshuese për mure dhe tavane të lyera me llaçe të ndryshme, parapërgaditje të mureve për fasada minerale dhe pllastike. Trashësia minimale 1mm. Nuk i shtohen materiale tjera. Të ruhet në vend të thatë. Qëndrueshmëria 6 muaj.
Stirokol White
Ngjitës për stiropor dhe panela izoluese stirokol white është ngjitës I bardhë në bazë të çimentos dhe aditiveve. Stirokol White përdoret për ngjitjen e panelave të stiroporit mbi tjegulla, beton, llaç të vjetër, etj. Baza patjetër duhet të jetë e rrafshët, e pastruar nga pluhuri dhe jo e ngrirë. Te llaçet e vjetra duhet të kontrollohet ngjitshmëria dhe vjetërsia. Sipërfaqet e vjetra të betonit duhet të pastrohen me ujë nën shtypje. Sipërfaqet e shtrembëruara duhet të drejtohen sipas nevojës edhe të përforcohen.
Stirokol Standard
Ngjitës për stiropor dhe panela izoluese stirokol Standard është ngjitëse shtresëhollë I gatshëm në bazë të çimentos dhe aditiveve. Stirokol Standard përdoret për ngjitjen e panelave të stiroporit mbi tjegulla, beton, llaç të vjetër, etj. Baza patjetër duhet të jetë e rrafshët, e pastruar nga pluhuri dhe jo e ngrirë. Te llaçet e vjetra duhet të kontrollohet ngjitshmëria dhe vjetërsia. Sipërfaqet e vjetra të betonit duhet të pastrohen me ujë nën shtypje. Sipërfaqet e shtrembëruara duhet të drejtohen sipas nevojës edhe të përforcohen.
Glet final
Është material I gatshëm, llaç për rrafshim për shtresën e fundit me bazë të gëlqeres. Përdoret për lëmimin e mureve dhe tavaneve në sipërfaqet e brendshme, të cilat duhet të jenë të lyera me llaç themelor apo sipërfaqe prej betoni, me sa më pak lagështi. Pasi të thahet mire preferohet të ngjyroset apo të ngjitet tapeta. Të ruhet në vend të thatë.
ABRIB
ABRIB full dhe structural me bazë gëlqere, çimento e bardhë si dhe rërë mermeri me grimca të ndryshme. Përmban materie për ngjitshmëri dhe për punim më të mirë. I depërtueshëm për avull, përdorim Brenda dhe jashtë si dhe pllaka gipsi-karton, mbështetëse themelore prej gipsi të thatë si ABRIB mbulues për sisteme termoizoluese. Baza ku vehet ABRIBI PROFIX duhet të jetë e pastër dhe e thatë. Të mos punohet në temperature nën +5C. Të mos përzihet me material tjera. Të ruhet në vend të thatë. Qëndrueshmëria 3 muaj.
Proficol Standard
PROFIX Proficol Standard është ngjitës shtresëhollë për pllaka, me bazë të çimentos dhe aditivëve. Përdoret për ngjitjen e pllakave të qeramikës, mermerit dhe granitit në mure dhe dysheme, gjatë rregullimit të siperfaqeve të brendshme. Baza duhet ti plotësojë kushtet e përcaktuara ndërtimore. Të ruhet në vend të thatë, jo më shumë se 12 muaj prej dates së prodhimit.
Proficol White
PROFIX Proficol White është ngjitës shtresëhollë për pllaka, me bazë të çimentos së bardhë dhe aditivëve. Përdoret për ngjitjen e pllakave të qeramikës, mermerit dhe granitit në mure dhe dysheme, gjatë rregullimit të sipërfaqeve të brendshme. Baza duhet ti plotësojë kushtet e përcaktuara ndërtimore. Të ruhet në vend të thatë, jo më shumë se 12 muaj prej dates së prodhimit.
Proficol Special
PROFIX Proficol Special është ngjitës shtresëhollë për pllaka, me bazë të çimentos dhe aditivëve. Përdoret për ngjitjen e pllakave të qeramikës, mermerit dhe granitit në mure dhe dysheme, gjatë rregullimit të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme. Është rezistent në temperature të larta. Baza duhet ti plotësojë kushtet e përcaktuara ndërtimore. Të ruhet në vend të thatë, jo më shumë se 12 muaj prej dates së prodhimit.
SIPOREKS
Paketimi prej 25kg tretet ngadalë në 6 deri 7 litra ujë të pastër, përzihet mire derisa masa të homogjenizohet. Masa e përzier duhet të pushojë 5-10 min para përdorimit. Sipërfaqja ku do të përdoret ngjitësi PROFIX SIPOREKS dihet të jetë e rrafshuar në ndonjë mjet përkatës. Masa e përgaditur duhet të hargjohet në intervalin kohor rreth 3 orë. Blloqet e vendosura në mur duhet të qëndrojnë të paprekura/paluajtshme së paku 1 ditë.